Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit: Boll më si pjesë e pazareve,...

Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit: Boll më si pjesë e pazareve, Rama po ju mban të lidhur prej fyti…

466
0

Nuk është përmbajtur aspak deputeja e opozitës Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit.

Me zë të lartë dhe mjaft e revoltuar, Hajdari ka akuzuar qeverinë për situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Ajo është shprehur se Shqipëria ka pasuri të mëdha, por këto pasuri janë të grabitura nga pushtetarët, ndërsa deputetëve të mazhorancës u thotë se Rama po i tërheq prej fyti, duke mos i lënë të shprehin mendimin e tyre për prishjen e teatrit.

Hajdari i ka bërë thirrje edhe opozitës që të ndryshojnë sistemin zgjedhor dhe të mos e lërë Shqipërinë në duart e socialistëve

“Çdo gjë në këtë vend ka marrë fund. Dua të ndaj një fakt. Sot shqiptarëtduhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për çdo familje, sepse Shqipëria ka pasuri natyrore. Sot shqiptarët nuk i kanë këto mundësi, edhe pse jemi vend i pasur me naftë, me krom, me dete. Këto pasuri janë të grabitura. Shqiptarët nuk kanë mundësi të mbajë familjen me bukë. Çdo shqiptar lind me 3 mijë euro borxh. Thuajeni fjalën e lirë deputetë që keni 30 vite këtu. Sot s’ka njeri nga deputetët socialistë të dali të kundërshtojë për Teatrin, sepse ju mban të lidhur prej fyti kryetari juaj. Ndërkombëtarët janë duke thënë që duhet ndryshim sistemi se politika e vjetër i ka marrë peng shqiptarët. Duhen të rinjtë që të shkojmë përpara në BE. I bëj thirrje opozitës të mos e lënë Shqipërinë në duart e socialistëve, të mos i lënë bashkitë në duart e tyre. Hajde të luftojnë në Parlament. Boll u bëmë pjesë e politikës së vjetër dhe pazareve”, tha Hajdari ndër të tjera.