Ruçi kryetar Kuvendi, Rama u përgjigjet kritikave të PD: S’mbushni dot boshllëkun...

Ruçi kryetar Kuvendi, Rama u përgjigjet kritikave të PD: S’mbushni dot boshllëkun tuaj

336
0

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Velipojë, i është përgjigjur pyetjes në lidhje me zërat kundër vendosjes së Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti.

Kreu i qeverisë tha se “zërat e Partisë Demokratike me komunista e anti-komunista, janë shprehjet të boshllëkut që ka vetë PD”.

Ai tha se ata “që vazhdojnë të këndojnë këngët e Saliut, duhet të mbushin partinë me vizion për të ardhmen”.

“Të përndjekurit politikë nuk janë disa spiunë birucash që flasin publikisht në emër të tyre. Janë një shtresë që kanë shumë figura të respektuara e të ndershëm që s’ka fare lidhje me këta zërat e ububushëm, që këndojnë këngët e Saliut. Niveli i PD-së në këtë rast me komunista e anti-komunista, jemi në vitin 2017, është vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizion për të ardhmen, që të përballet me sfidat dhe konkurrentët që jemi ne. Ndryshe ky është një budallallëk i madh që nuk meriton vëmendje,” tha Rama.