Rubrika/ Ditari i një gruaje/ Pak ujë…

Rubrika/ Ditari i një gruaje/ Pak ujë…

492
0

Ishte një ditë e zakonshme, si çdo tjetër e lënë pas. Më duhej të vrapoja e të shkoja në shtëpi. Çuditërisht më duhej të pija ujë, të blija një të tillë në dyqanin më të afërt. Ja aty si pa kuptuar më del dyqani i parë. Dikur i kemi quajtur dhe kioska po pak rëndësi ka. Për pak po më dukej vetja si në shkretëtirë. Më shfaqet një mirazh, po këtë herë i vërtetë. Përballem me një shitëse të re, arrogante dhe të çuditshme në sjellje. E pyes a keni ujë?

Ajo po rrinte këmbë mbi këmbë, e trukuar për mbrëmje vijon bisedën.

– E ke tek frigoriferi.

Shkoj e marr dhe habitem nga mënyra e komunikimit. E njëjta sjellje vijon dhe me blerësit e tjerë. Atë moment marr ujin dhe i them këtë dua. E befasuar iki dhe mendoj për mungesën e edukatës. Ajo ishte një vajzë e re sot. Po nesër?! Nëse do të shkojë të jetë ajo blerësja … Vrapoj dhe pse e lodhur të kap autobuzin. E kotë të flas,  nis e bëj monolog. Iku dhe kjo ditë me një tjetër ngjarje. Kaq për sot në vazhdim nuk e di …