Rrugëtimi i mjeshtrit të muzikës Gojard Kodra

Rrugëtimi i mjeshtrit të muzikës Gojard Kodra

1317
0

Gojard Kodra ka lindur në Mirditë, por prej vitesh jeton  në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për fizarmonik, por interpreton në 5 instrumenta, ku katër prej tyre i ka mësuar në mënyrë autodidakte si, çifteli, piano, keyboard, guitar, perkusion-drums. Rruëtimin e tij në muzikë e ka nisur 20 vjet më pare.  Sot ai është një nga istrumetistët më të mirë shqiptarë.  Pak ditë më parë Gojarti solli ne sallën Black box koncertin e tij të parë recital të titulluar “Rrugëtimi 20 vjeçar” ku pasyroi  panoramën e tij shumë vjeçare në muzikë .

Gojard Kodra ka pothuajse 20 vjet që merret me muzikë,  ku ka intepertuar anë e mbanë botës si nëpër Europë, Amerikë e deri në Australinë e largët. Gojardi thotë se gjatë gjithë këtyre vite  ka luatjur në istrumete të ndryshme dhe ka bashkëpunuar me ajkën e muzikës shqiptare, si Shkutre Fejza, Gëzim Nika, Artjola Toska, Sinan Hoxha, Eli Fara, Poni, Maja, Hysni Alushi, Enkejda Arifi etj . I pyetur se kujt ishte ideja e këtij koncerti Gojardi shprehet se: Ideja e këtij koncerti recital, normalisht që ishte e imja, në njëfarë mënyre për të pasqyruar kush ishte Gojardi për shumë njerëz të cilët nuk e njohin.

Rrugëtim, një realitet ky i karrierës sime gjatë këtyre viteve jashtë Shqipërisë. Teksa hapat e parë të muzikës për mua kanë qenë në moshën 10-vjeçare me instrument çiftelinë dhe pastaj fizarmonikën. Kurse të pyetur për të fuarit që ishin pjesë e koncerti, Kodra thotë se kjo është pyetje shumë domethënëse për mua, pasi unë kam bashkëpunuar me shumë këngëtarë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por formati i këtij koncerti ishte i kufizuar dhe si përfundim morën pjese disa prej tyre, por që kanë shumë vlerë për mua. Këngëtaret e ftuar në këtë koncert ishin Shkurte Fejza, “Mjeshtër i Madh”; Maya; Bujar Cici, “Mjeshtër i Madh”; Enkelejda Arifi & Hysni Alushi’ Prena Beci; Artan Bakija; Gresa Beluli; Aranit Hoxha; Erga Halilaj dhe Artan Kola. Pa harruar dhe muzikantët kryesorë të këtij koncerti, Gezim Tivari, Lul Kalaja, Besmir Shani, Fabian Metkaj, Klaus Gjoka, Gent Cara, Kristian Gusho, si edhe stafin organizator me skenarist Llesh Nikolla, regjisor Ernis Çili dhe moderatore Sava Lena. Që të jem i sinqertë, koncerti ishte menduar për ne një sallë tjetër edhe më të madhe, por jam befasuar nga koncertet e shumta që kishte kjo periudhë dhe ishte e pamundur të arrinim aty ku do doja.

E ndërsa nëse është arritur apo jo qëllimi  I këtij koncerti, Kodra shprehet  me bindje se po është arritur jam i bindur që qëllimi u arrit dhe falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët që me gatishmërinë e tyre e bënë dhe më të lehtë këtë koncert që përfundoi me sukses. Rrugëtimi artistik do vazhdojë me koncerte të formateve të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku do pasqyrojmë edhe më shumë vlerat e trashëguara etno-kulturore-artistike. Por ajo që vlen të theksohet për Gojardin janë dhe disa cilësi të tjera. Kështu Gojardi është një atist i talentuar dhe i kompletuar, pasi ai është dhe një nga kompozitorët, orkestruesit më të mirë në Shqipëri, gjithashtu ai është dhe drejtor i produksionit “HILL” në Tiranë.

Por si e njohin këngëtaret e njohura Gojardin.  Shkurte Fejza, “Mjeshte  e Madhe e muzikës  shprehet se Gojardin e kam mik të familjes, kam gati 20 vjet që e njoh. Ne jemi nohur jashtë nëpër koncerte por tani  vazhdojmë bashkëpunime të tjera nëpër dasma . Gojardi është  një bashkëpunëtor korrekt, ndaj dhe e vlerësoj shumë, por ajo çfarë është  e vecantë te Gojardi:  Shkurja shprehet se e veçanta e tij është një bashkëpunëtor shumë punëtor dhe e merr  punët shumë seriozisht, ndaj dhe kjo e bën që të  besosh për të bashkëpunuar me të.  Një një mik i mirë, i veçantë, unë do t’i uroja suksese  në rrugëtimin në vazhdim .  Kurse një tjetër artiste, Enkeljeda Arifi  thosë se  ai quhet Gojëard,  por  veç gojën e artë ai ka  duar të arta dhe zemrën  e artë. “Me Gojardin jemi njohur shumë vite , ai është një mjeshtër  shumë i madh e do dhe e kultrivon muzikën shqipe . Me Gojardin  kemi shijen  e përbashkët  për ruajtjen  e muzikës së pastër shqipe, për ruajtjen dhe kultivimin e saj .