Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, një histori suksesi në rrugëtimin 10...

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, një histori suksesi në rrugëtimin 10 vjeçar

780
0

Gra dhe vajza nga parti të ndryshme politike, nga shoqëria civile dhe media, nga qytete të ndryshme, me profesione të ndryshme u bashkuan 10 vite më parë për një kauzë të përbashkët, arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri dhe fuqizimin e zërit të grave dhe vazjave në vendimmarrje! Sot pas 10 vitesh, kane festuar me arritje të shumta dhe duke u përgatitur per hapa të rinj për të ardhmen!

 

Ato jaië gra dhe vajza nga parti të ndryshme politike, nga shoqëria civile dhe nga media. Kanë profesione të ndryshme, dhe vijnë nga çdo cep IiShqipërisë.  Prej tashmë 10 vitesh ato kanë punuar së bashku për të forcuar pozitën dhe zërin e grave në politikë dhe në vendimmarrje në Shqipëri.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoor

Nën logon e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”,  ato kanë harruar se cilës parti i përkasin dhe janë bashkuar në një grup. Lobuan për të fituar kuotën e 50% përfaqësim dhe ja dolën. Në vitin 2008 Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” u kurorëzua si një organizatë që përtej çdo ndasie politike, gjeografike apo profesionale arriti të bashkëpunojë për një kauzë madhore e të përbashkët, si fuqizimi i grave në vendimmarrje. E këtë 10 vjetor, ato ndihen krenare, pasi secila prej tyre ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, kanë qenë mbështetje të njëra- tjetrës, sakrificave e punës pafund, dhe falë përkushtimit, punës dhe mbi të gjitha të besimit të secilës prej tyre, ato ja dolën të arrijnë sukses në kauzat e tyre.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing, shoes and indoor

Ky rrjet ka lobuar për kuotën 50 përqind përfaqësim në vendimmarrje. E një pjesë të mirë të suksesit e arritën nën logon e rrjetit Barazi në Vendimmarrje. E pranishme në kremtimin e 10 vjetorit të këtij rrjeti, Mikaela Meredith, Drejtoreshë e USAID/Shqipëri ka shprehur mbështetjen për nismat e ndërmarra për barazinë gjinore në vendimmarrje dhe e ka falenderuar Rrjetin për kontributin në këtë fushë.

Image may contain: 1 person, sitting

Mikaela Meredith: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qënë gjithmonë aleate e fuqizimit të grave në vendimmarrje.Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit për barazinë gjinore, por gratë mbeten ende të papërfaqësuara mjaftueshëm në vendimmarrje. Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje   ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj sfide dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare ta mbështesë për këtë. Garantimi i zërit të grave në vendimmarrje nuk është vetëm gjëja e drejtë për t’u bërë, por edhe gjëja më e zgjuar për të ardhmen e vendit.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Kordinatorja kombëtare e Rrjetit, Edlira Çepani, foli për vështirësitë që hasën në këtë betejë për më shumë përfaqësim.

 

Çepani: Ku janë gratë?Ju doni 50% kuota, por ne nuk e dimë se ku janë gratë në parti politike nëpër rrethe të ndryshme. Ne që punojmë në terren e dimë shumë mirë se ku janë gratë, por ndoshta ju nuk e dini dhe nuk e shihni sepse gratë nuk promovohen mjaftueshëm.Numrin e grave në vendimmarrje e rritëm, kemi akoma punë për të bërë, por kemi bërë arritje historike.

No automatic alt text available.

Çepani theksoi se forca dhe suksesi i këtij Rrjeti qëndron tek bashkëpunimi përtej ndasive, për të qenë një zë i fuqishëm për barazinë gjinore në Shqipëri.