Rritet bilanci, shkon në 9 numri i të plagosurve nga përplasja te...

Rritet bilanci, shkon në 9 numri i të plagosurve nga përplasja te ish-sheshi ‘Shqiponja’, policia blindon zonën

408
0

Rritet bilanci i të plagosurve nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ku pati përplasje mëngjesin e sotëm.

 

Mësohet se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 9 persona, 3 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 6 të tjerët protestues.

 

Nga informacionet paraprake, efektivët kanë marrë plagë më të rënda se banorët. Banorët e Astirit goditën me gurë dhe sende të forta punonjësit e policisë, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

 

Në protestë vihet re prezenca e ish-deputetit të PD-së Edi Palokës. Policia ka blinduar zonën dhe ka bllokuar qarkullimin nga ish-sheshi “Shqiponja” deri te “Palati me shigjeta”, ndërsa nuk janë lejuar as mediat të filmojnë.