Rreziqet e shtatzënisë pas të 35-ave; Të gjitha gjërat që gratë duhet...

Rreziqet e shtatzënisë pas të 35-ave; Të gjitha gjërat që gratë duhet të dinë

459
0

Edhe pse mund të jeni pak e madhe në moshë, kjo nuk do të thotë se ju ka ikur koha. Sot, shumë gra e shtyjnë shtatzëninë për arsye të ndryshme: ndjekin shkollën, karrierën, udhëtojnë apo thjesht duan të shijojnë jetën dhe rininë. Fare mirë mund të keni një shtatzëni dhe fëmijë të shëndetshëm, edhe po të jeni në të tridhjetat apo të dyzetat. Në fakt, nëse jeni në mes apo në fund të të tridhjetave dhe shpresoni të mbeteni shtatzënë, nuk jeni e vetmja. Gjatë katër dekadave të fundit, në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm mosha mesatare e femrave që bëhen nëna për herë të parë.

Mosha mesatare e femrave që bëheshin nëna në vitin 1970, ishte 21.4 vjeçe. Kurse sot mosha mesatare e tyre është afërsisht 25 vjeçe.  Në vende si Zvicra, Japonia dhe Holanda, mosha mesatare është akoma më e madhe, rreth 29 vjeçe.

Gjatë së njëjtës periudhë, raporti i lindjeve të para te femrat e moshës 35-vjeçare e sipër, është rritur thuajse tetëfish.

Çfarë duhet të keni parasysh: mosha 35 vjeç shpesh konsiderohet si kritike për sa i përket tentativës për të mbetur shtatzënë, por asgjë nuk është e prerë me thikë. Vetëm se në këtë moshë duhen analizuar disa faktorë, si për shembull:

Mund të mos mbeteni menjëherë shtatzënë. Ju keni lindur me një numër të kufizuar vezësh. Në fillim të të tridhjetave, cilësia dhe sasia e tyre mund të bjerë, ju mund të ovuloni më rrallë, edhe pse cikli menstrual mund të jetë i rregullt. Vezët e një gruaje të madhe në moshë nuk fertilizohen aq lehtë sa ato të një të reje. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të mbeteni shtatzënë. Thjesht mund t’ju duhet më shumë kohë. Nëse jeni më shumë se 35 vjeçe dhe nuk keni mbetur dot shtatzënë edhe pse keni provuar për gjashtë muaj, ju rekomandojmë të këshilloheni me mjekun tuaj.

 

Ka mundësi të keni një shtatzëni të shumëfishtë
Me kalimin e moshës rritet edhe mundësia për të lindur binjakë. Gjithashtu, një rol të madh mund të luajë edhe teknologjia, si për shembull, fertilizimi In Vitro. Meqenëse këto procedura nxisin ovulimin, mund të keni një shtatzëni me binjakë apo edhe me më shumë fëmijë.

Rreziku i diabetit gjatë shtatzënisë
Ky lloj diabeti shfaqet vetëm në këtë periudhë dhe haset më shpesh kur femra është e madhe në moshë. Është e rëndësishme që sheqeri në gjak të mbahet nën kontroll përmes dietës, gjimnastikës dhe mënyrave të tjera. Ndonjëherë është i nevojshëm edhe mjekimi. Në rast se lihet pas dore, diabeti gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin e tepruar të foshnjës, gjë që rrit rrezikun e problemeve gjatë procesit të lindjes.

Rritja e mundësive për lindje me operacion ose thënë ndryshe, me prerje cezariane
Shtatzënitë në moshë të madhe rrisin edhe shanset për komplikacione, gjë që mund të çojë në lindje me operacion.

Rreziku nga anomalitë kromozomike
Foshnjat e nënave që kanë njëfarë moshe, rrezikohen nga sëmundjet kromozomike, si sindroma “down”.

Rreziku për abort
Sa më e madhe të jetë mosha e një nëne, aq më i madh është edhe rreziku për abort, ndoshta sepse mundësitë për anomali kromozomike janë më të mëdha