Rrezikoi jetën për prokurorin Ndoja/ Mori dy plumba gjatë atentatit, përmirësohet gjendja...

Rrezikoi jetën për prokurorin Ndoja/ Mori dy plumba gjatë atentatit, përmirësohet gjendja e Andi Malokut, shoferi në reaminacion

369
0

‘Të tmerrshin e Sukthit’ e shpoi plumbi tejpërtej, dëmtoi rëndë nofullën

Mësohet se gjendja e shoferit është e stabilizuar dhe aktualisht ai ndodhet në reaminacion.

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga spitali i Traumës, ku edhe ndodhet Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat dy ditë më parë.

Mësohet se gjendja e shoferit është e stabilizuar dhe aktualisht ai ndodhet në reaminacion. Gjatë atentatit, ishte shoferi ai që i mori më shumë plumba, një në gjoks e një në shtyllën kurrizore.

Maloku, ish-efektiv policie në Krujë, u nis me emergjencë drejt Tiranës, pasi gjendja e tij ishte më e rëndë se e dy personave të tjerë të plagosur.