Rrevolucion ne Klan, Marina Vjollca i zë vendin Turjan Hyskës dhe Ermal...

Rrevolucion ne Klan, Marina Vjollca i zë vendin Turjan Hyskës dhe Ermal Mamaqit!

669
0

Merr fund martesa mes Marinës dhe Getoarit?! Çfarë fshihet pas rikthimit të moderatores në Tv Klan, reperi s’e linte të punonte

Merkato televizive për këtë sezon vjen me risi të mëdha. Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan dhe do të rikthehet fuqishëm Marina Vjollca.

Marina Vjollca prej kohësh ka qëndruar larg ekranit dhe të gjithë dyshuan se shkak për këtë ishte Getoari. Por duket se moderatorja ishte duke pritur momentin e duhur, për të patur një rikthim të fuqishëm në skenë.

Burimet bëjnë me dije se Ermal Mamaqi do të largohet përfundimisht nga Klan Tv ku prej vitesh moderonte “Xing me Ermalin”, dhe të shtunën mbrëma do të transmetohet emisioni Duplex që do të jetë nën drejtimin e Marina Vjollcës.

Moderatorja do të zërë vendin e Turjanit dhe orarin e Mamaqit duke e sjellë Dublex-in me disa ndryshime. Sipas NewsBomb përveç humorit, do të ketë disa risi, me një përhapje më të gjerë, ku pritet të ketë të ftuar special dhe muzikë.