Rregulla të reja prej 16 shtatorit për drejtuesit e automjeteve

Rregulla të reja prej 16 shtatorit për drejtuesit e automjeteve

1122
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bëri të ditur se një tjetër risi do të vijë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

 

Prej 16 shtatorit, qytetarët mund të marrin dublikat të patentës, pa qenë nevoja për raport mjekësor, apo për foto të re. procedurat e reja shkurtojnë kohë dhe ju japin fund sorrollatjeve të qytetarëve, që duhet të paraqiteshin disa herë për të marrë patentën.

 

“Humbje/shkatërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

 

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja“, thuhet në njoftimin e DPTRR.