Duke filluar nga viti i ardhshem shtetasit e vendeve jashte Bashkimit Evropian do të përballen me një sistem të ri me rregulla të reja per levizjen e tyre pa viza drejt vendet Shengen. Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS eshte plani i hartuar nga Bashkimi Evropian për të forcuar sigurine zonës Shengen duke kontrolluar te dhenat e udhetuesve para hyrjes ne zonen Shengen. “Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen”, thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian. Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.
Çdo qytetar shqiptar që do të hyje në një nga vendet Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej 7 eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet.
Sipas autoriteteve pasi një qytetar të marrë dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE.
Por edhe pse duket procedure e thjeshte , mund te kete probleme per ata qe nuk dine te perdorin mire internetin.
Komisioni Europian thekson shpesh here se “ETIAS nuk është vizë”
“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE”, tha Kolanko.
Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.
Përveç ETIAS, BE aktualisht është duke punuar per një sistem të ri që do të lexojë të dhënat biometrike.
“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet e udhëtimit, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.
Kjo gjë do të ndodhë vetëm herën e parë kalojmë kufirin e BE-së.