Një grua e divorcuar nga martesa e parë duket se ka rigjetur dashurinë e saj. Pas 15 vitesh, ajo takon dashurinë e adoleshencës, takim ky që ndezi përsëri “zjarrin” mes tyre.
Megjithatë, gjërat nuk duken kaq të thjeshta pasi një dilemë po e torturon gruan. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”:
“Jam 33 vjeçe dhe jam divorcuar nga martesa ime e parë. Pas 15 vitesh takova të dashurin tim të parë që kam pasur që në adoleshencë. Pasi e kërkova në Facebook, i shkrova një mesazh dhe vendosëm që të takoheshim diku. Kur e pamë njëri-tjetrin nga afër kuptuam që ende vazhdonim të ndjenim.
Atë natë përfunduam në një hotel dhe kaluam një natë magjike. Ai më tha se ishte martuar, kishte dhe fëmijë, por ishte divorcuar nga bashkëshortja. Çdo gjë deri këtu shkoi shumë mirë, ne vazhduam të qëndrojmë dhe të takohemi bashkë. Madje ai më dha edhe një unazë që ta vendosja në gishtin e fejesës, por jo me nënkuptimin se po fejoheshim vërtetë.
Mirëpo ka një problem. Ai nuk do që historinë tonë ta marrë vesh ish-gruaja e tij. Kur e pyeta më tha se vërtetë janë ndarë, por tani kanë disa probleme me ndarjen e pasurisë dhe ndaj nuk dëshiron që ajo t’i hapë probleme dhe lidhjen tonë do ta mbajë edhe për një farë kohë të fshehtë. A është vërtetë kështu apo më gënjen?”
Përgjigjja e psikologes
“Kjo mund të jetë e vërtetë. Por ti bëj një provë. Thuaji atij që ke ftuar një mikeshën tënde dhe dëshiron që të dilni të tre, nëse ai refuzon atëherë ndoshta të gënjen, por nëse pranon atëherë vërtetë qëndron problemi siç ai ta tregoi.”