Rrëfimi i trishtë, Bujar Asqeriu tregon historinë e emrit të tij të...

Rrëfimi i trishtë, Bujar Asqeriu tregon historinë e emrit të tij të vërtetë

403
0

Aktori i njohur shqiptar Bujar Asqeriu, ka rrëfyer historinë e trishtë të emrit të tij të vërtetë. Aktori zbuloi se në familje e thërrasin me emrin Drini, për arsye se vëllai i tij më i madh i cili kishte ndërruar jete vetëm kur ishte 6 muajsh, e kishte pasur emrin Bujar. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, aktorin i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu foli për karrierën e tij dhe për jetën private. Bujari ka zbuluar se ai ka dy emra, një që e thërrasin të gjithë dhe një të ligjshëm. Historia e emrit të tij lidhet me një tragjedi që ka ndodhur vite më parë në familjen e aktorit.

 

‘Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. ‘Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshte nëna’, tha aktori.

 

‘Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjëndjes civile i kishte thënë: ‘Çfarë është ky emri lumi?’.

 

Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thërret Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz’, tha aktori, duke habitur kështu të gjithë publikun që prej kohësh e njihnin atë me emrin Bujar.

 

 

Shperndaje