E rrallë dhe e paparë, një plakë plot 82 vjeçe greke, ka bërë seks për herë të parë në jetë, me një të ri shqiptar por akti i nxehtë nën avuj epshi e ka rrëmbyer të tërën aq sa ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, i cili citon burime zyrtare nga Qendra Spitalore e Athinës.
Hera e parë duhet të ishte një gjë e veçantë, emocionuese dhe duhet t’i dhurohej atij për të cilin ndjen dashuri, shumë dashuri, aq sa vendos t’i japësh atë që ke më të shtrenjtë dhe më të veçantë, virgjërinë. Por për 82 vjeçaren helene, nuk ka ndodhur kështu. Pasi kaloi adoleshencën, rininë, u bë mesogrua dhe më tej nisi të thyhej në moshë, kurrë por kurrë ama, nuk pranoi të çvirgjërohej. Ajo nuk iu tut kushedi sa djelmoshave grekë dhe burrave pafund që në jetë e lutën dhe iu përgjëruan që t’u jepej. Kaloi plot 81 vjet të jetës së saj, pa bërë kurrë seks, pa shijuar kurrë çastet që i kishte parë shumë herë në TV dhe i kishte dëgjuar shumë herë, por që kurrë nuk i kishte provuar. E tani që është 82 vjeç, duket se ka zënë mend. Fitimtar, ka qenë një djalosh shqiptar vetëm 32 vjeç. Ai, ishte mashkulli i vetëm i jetës së saj, mashkulli që e çvirgjëroi. Prej disa vitesh, 32 vjeçari shqiptar punonte si ndihmës në shtëpinë e gjyshes që i thërriste “jaja”. Plaka e kishte punësuar për ta ndihmuar në punët e kopshtit dhe të shtëpisë. Djaloshin e kishte strehuar në banesën e saj dhe ai jetonte e ushqehej atje. Sigurisht që i jepte edhe para, por jo shumë, lekë xhepi. Këto ditë, plaka po e shihte me syrin ndryshe të riun shpatullgjerë që vërtitej në shtëpi duke punuar. Plakës iu tek keqani që të bënte seks me të. Pa një pa dy, nuk e ka zgjatur më, por duke parë njëri-tjetrin ai i është hedhur në krahë dhe kanë nisur kështu një natë epshore. Por plaka ishte e virgjër dhe akti seksual e ka dëmtuar. Kur i është shqyer cipa e virgjërisë, plaka pati një gjakderdhje serioze dhe djaloshi shqiptar u tremb shumë. Ai kërkoi ndihmën e policisë dhe në pak minuta atje mbërriti një autoambulancë. E moshuara u dërgua në repartin e Patologjisë. Por plakës i vinte zor të tregonte të vërtetën dhe fillimisht tha se ishte rrëzuar dhe ishte lënduar e kishte pasur hemorragji. Pak më vonë, që të dy kanë pranuar të vërtetën, duke rrëfyer se plaka kishte qenë e virgjër dhe kishte pasur gjakderdhje andaj duhej dërguar në spitalin gjinekologjik ku të mund të merrte mjekimin e duhur. Një mjek obstetër ka vizituar plakën dhe ajo i është nënshtruar një operacioni delikat. Në spital, ka mbërritur një grup hetimor i Policisë së Athinës. Atje, i riu shqiptar ishte trembur seriozisht se mos ngjarja dyshohej nga policia si një abuzim i tij me plakën greke. Gruas plakë i është kërkuar të konfirmojë nëse ishte përdhunuar dhe nëse donte të denonconte 32-vjeçarin. Përgjigjja e plakës plot humor, ishte: “Jo mor jo, doja vetë pa bëra seks me të, edhe pse isha e virgjër. Tani që ia hodha, uroj që herën tjetër të jetë më e bukur e më shumë ta shijoj”.