Fotografi i mirenjohur Petrit Kumi, ne nje rrefim per rrugetimin e tij si fotograf, kontributin e tij te gjate tek revista Ylli, bashkepunimin e tij me intelektualet e shquar Ismail Kadare dhe Dhimiter Shuteriqi, si dhe per foton e fundit te Enver Hoxhes, kur gjendja e renduar shendetesore e diktatorit mbahej sekret per publikun.
Personi qe ka lene gjurme shume te rendesishme ne historine e fotografise shqiptare para viteve 90 ishte ne qender te dokumentarit te gazetares Genta Popa Prodani, qe u transmetua te dielen ne mbremje ne ciklin “Exclusive”, ne Top Channel.
Nga Genta Popa Prodani
Petrit Kumi, mjeshtri me nje karriere gjysmeshekullore ne fotografine e shtypit, eshte sot i fundmi i nje plejade fotografesh shqiptare qe ruan ende emocionet dhe sfidat e nje kohe tjeter te fotografise, krejt e ndryshme nga kjo e sotmja. Atehere asgje nuk ishte digitale, e castit. Perkundrazi, rezultati i shkrepjes se kerkuar vinte pas oresh te tere pritje ne dhomen e erret.
“Puna krijuese ne dhomen e erret- kujton Petrit Kumi, zhvillimi i negativeve dhe fotografise neper bacinela do te mbetet per mua nje kujtim i perhershem gjate gjithe karrieres sime ne fotografi, nje pervoje e jashtezakonshme dhe e paperseriteshme, unike ne llojin e vet. Kam qene pjese e atij grupi krijuesish te fotografise shqiptare qe i dha jete artit fotografik ne ato vite duke e zhvilluar ate brenda mundesive qe kishim. Nepermjet kesaj pervoje jam njohur me fotografine e vertete si shkence dhe si art“.
Mbi te gjitha, ishte koha kur arti i fotografise ashtu si dhe te gjitha artet e tjera ne vend, zhvillohej krejt ne kushtet e nje lirie te cunguar, qe kufizonte frymezimet e bukura dhe te natyrshme te shpirtrave te lire artistike, per ti ndrydhur ato ne thellesite me te medha te ndergjegjes, per nje kohe te gjate. Aq sa jeta e nje njeriu te mos mjaftoje per ti rinxjerre me prej andej.
Ne dokumentarin “Petrit Kumi, fotografi ne kohen e diktatures„ mjeshtri i mirenjohur shpreh keqardhjen qe nuk eshte fotograf ne kete kohe, kur edhe me nje celular, sic thote ai, mund te besh gjera shume te mira. “Rendesi ka ideja dhe mendimi i qarte per ate qe deshiron te besh. Sot nuk ke nevoje te pyesesh sekretarin e partise per te bere nje foto, e ke ne rruge motivin, rrembeje dhe nxirre ne foto„
Petrit Kumi rrefen per Exclusive se si u be fotograf ne kushtet e mungeses se nje shkolle te mirefillte te ketij zhanri ne Shqiperi dhe te mjeteve te nevojshme per te zhvilluar fotografine moderme shqiptare. “ Ishte nje kohe shume e veshtire, ku mungonte baza materiale qe une ta zhvilloja fotografine sipas kerkesave qe kisha”
Me nje karriere gati gjysme shekullore ne fotografine e shtypit, Petrit Kumi kujton se ne vitin 1952, fitoi cmim ne konkursin nderkombetar te fotografise se shtypit ne Moske. Ne vazhden e viteve 50 ai u be pjese e fotografeve qe punuan ne Agjensine Telegrafike Shqiptare, ku realizoi shume fotografi te personaliteteve te rendesishme qe vizituan atekohe Shqiperine, perfshi Nikita Hrushovin, kryetarin e Bashkimit Sovjetik, aleatit me te madh te regjimit te kohes. Mjeshtri Petrit Kumi u identifikua me pas me Revisten Ylli, te vetmen reviste social-kulturore te kohes se diktatures, ku punoi si fotograf dhe fotoreporter per disa dekada. Ne qender te fotove te tij ishin me se shumti njerezit e thjeshte ne perditshmerine tyre. Por dimensioni i tyre artistik i bente ato shume te pelqyeshme per publikun.
Ndersa shkrepte foto ne cdo cep te Shqiperise se kohes, ai vazhdimisht kerkonte te thellohej ne debate te rendesishme per fotografine te cilat i gjente te trajtuara sidomos ne ndonje reviste te huaj qe arrinte ti binte ne dore. Ku fillon piktura e ku mbaron fotografia? Apo anasjelltas.
Petrit Kumi bisedonte shpesh per fotografine me intelektualet e shquar te kohes si Ismail Kadare e Dhimiter Shuteriqi, dhe mbi vargjet e tyre shkrepte fotot e tij.
“Une perfitoja shume nga kultura dhe informacioni qe ata kishin per fotografine – thote Kumi, dhe nje jave shkoja tek Kadare, e javen tjeter tek Dhimiter Shuteriqi. Nuk i ndahesha une atyre. Ende sot ruaj nje leter te Dhimir Shuteriqit me komentet e tij mbi fotografine. Ai ishte i madherishem ne informacionet qe kishte edhe ne kete fushe”.
Kumi komenton ne “Exclusive” nje fotografi te shkrepur prej tij gati 30 vjet me pare ku skulptori i mirenjohur Kristaq Rama bisedon me te birin Edi Ramen, atehere pedagog ne Akademi e Arteve dhe sot kryeminister i vendit.
“Kjo foto – tregon Kumi, eshte bere ne vazhden e ndjekjes qe une i beja figurave qe i vleresoja, ne kete rast sidomos te Kristaq Rames, qe ishte nje skulptor i shquar. Ndersa Edi atehere ishte shume popullor dhe benim shume biseda se bashku”.
Sa here qe ne familjen Hoxha nevojiteshin fotografi artistike, do te thirrej Petrit Kumi. “Ai kishte kete aftesine e fotografit artist”- thote fotografi Roland Tasho. Petrit Kumi rrefen ne “Exclusive” se si arriti te realizoje foton e fundit te Enver Hoxhes, ne kushtet kur gjendja shendetesore e Hoxhes ishte shume e renduar dhe mbahej sekret per publikun.
Mjeshtri Kumi nuk e harron se, kur e moren per here te fundit per te fotografuar Enver Hoxhen, ka pritur 12 -13 ditë aty, në atë dhomën qe kishte krijuar per realizimin e fotos.
“Mesa duket ai refuzonte ose ishte i pamundur nga pikëpamja shëndetësore. Të shtëpisë më thonin, ja tani do e bëjmë, e kur shkonte ora dy më thonin, hajde nesër. E kështu shkoi dita ditës. Kur erdhi ajo ditë, dita e 12. Ai erdhi u ul aty, e ishte shumë i kontraktuar. Bera shume shkrepje por vetem e para ishte me e pranueshme. Eshte ajo qe eshte botuar ne reviste”
Duke ju referuar periudhes qe ai fotografoi ne disa dekada, Petrit Kumi e di se kishte plot ane te tjera te realitetit shqiptar te cilat ai nuk mund ti fotografonte, pasi sic thote Kumi, kjo binte ndesh me politiken e kohes.
“P.sh, unë nuk kam fotografi në radhët e njerëzve që prisnin të merrnin vajguri, apo të atyre që mbanin radhë për të marrë bukën, nuk kisha interes të nxirrja shishet e qumështit apo radhët e mëdha. Kjo binte në kundërshti edhe me idetë e partisë, e ja ku del politizimi, dhe mund të gjobiteshe”. Ndaj dhe shumecka qe lidhet me anet me te erreta te nje realiteti te dukshem e te padukshem te asaj kohe, do te mbetet e fiksuar vetem ne memorien e disa brezave, qe u privuan te deshmojne lirisht kohen e tyre, me te gjitha anet e saj.