Rrëfehet 36-vjeçarja: Vjehrri më përdhunonte kur të gjithë flinin gjumë

Rrëfehet 36-vjeçarja: Vjehrri më përdhunonte kur të gjithë flinin gjumë

2592
0

seksi-2

Një tjetër rast shokues bëhet publike. Ja një 36-vjeçare rrëfen tmerrin e jetës që ka përjetuar për vite të tëra.

“Isha martuar në një fshat të thellë të atij rajoni prej nga vija edhe unë”, nis rrëfimin A. B.

Ajo thotë se përkundër dëshirës që të martohet në një nga qytetet e Kosovës, fati ka dashur që ajo të fejohet e martohet në një fshat të thellë malor.

Me burrin kalonim shumë mirë. Mirëpo, për shkak të kushteve të vështira ai detyrohej që të punonte edhe jashtë vendit, herë pas here.

Pas disa muajve martesë, vërejta një sjellje jo normale të vjehrrit. Kohë pas kohë më lëshonte ndonjë fjalë, që s’më dukej edhe shumë normale, mirëpo nuk i kushtoja shumë rëndësi.

Burri im, detyrohet që të shkoj për të punuar, jashtë vendit.

Pa i bërë mirë një javë, vjehrri më vardiset prapë. Derisa një natë më futet në dhomë në gjysmë të natës. Unë fillova të bërtas, por ishin të gjithë në gjumë dhe nuk më dëgjoi kush. Ai më përdhunoi.

Pas kësaj që më ndodhi atë natë mendoja të ikja, ose të bëja edhe më të keqen- vetëvrasjen. Vjehrri më kërcënoi se po t’ju tregoja, do të më vriste mua dhe vëllanë që e kisha më të vogël dhe e kishim hasret.

Ai më përdhunoi edhe disa herë të tjera.

Jeta ime u bë e tmerrshme. Burri kthehej, rrinte disa kohë dhe prapë shkonte në kurbet.
Burri filloi të vërente se nuk isha mirë. Në vazhdimësi më thoshte çka ke kështu, pse je kaq e thyer. Mendonte se mërzitesha pse ai rrinte shumicën e kohës më kurbet dhe larg meje…

Mirëpo, arsyeja ishte krejt tjetër.

Vjehrri sërish vazhdonte njëjtë.

Unë isha e pafuqishme që të bëja diçka…

Dhe një ditë, mora vendim që të ndahem edhe nga burri, as pa i treguar arsyen e vërtetë, sepse e dija se do ta shkatërroja më në fund edhe atë, kur ta kuptonte se cila ishte arsyeja e vërtetë.

I thash që s’mund të jetoj më me të dhe kështu u ndava.

Për disa vite jeta ime ishte në tmerr.

“Kurrë nuk mund ta harroj atë që kam përjetuar. Kurrë nuk kam pasur guximin që as ta lajmëroj policinë, e as t’i rrëfehem dikujt, sepse më dhimbsej burri, i cili ishte i pafajshëm. Thjesht, kjo ka qenë tronditja më e madhe e jetës sime”, përfundon rrëfimi i A.B