Rrathët e errët poshtë syve mund të shkaktohen nga pagjumësia, stresi, gjenetika, kequshqyerja etj. Ato nuk janë aspak estetikë dhe ju bëjnë të dukeni më të lodhur dhe më të mëdhenj në moshë.
Mund të duket e çuditshme, por metodë shumë efektive për reduktimin e rrathëve të errët të syve është përdorimi i lugëve të ftohta. Merrni dy lugë dhe vendosini në frigorifer për 10 minuta. Më pas vendosini nën sy për 10 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe vendosini përsëri, përsëriteni këtë procedurë derisa luga të ngrohet. Kjo metodë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe riaktivizon indet në pjesën rreth syve. Për rezultate më të mira vendosni 2 feta kastraveci poshtë syve, pas përdorimit të lugës. Kastraveci hidraton dhe i jep elasticitet lëkurës.
Burimi: Health.com