Roskovec, shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet banesa

Roskovec, shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet banesa

324
0

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Roskovec duke shkaktuar jo pak panik tek banorët. Ngjarja ka ndodhur në fshatit Kuman të Roskovecit, ku për arsye ende të paqarta ka plasur një bombol gazi duke shkaktuar djegien e një banese.

 

Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz në banesë e fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkaq raportohet për dëme të shumta materiale. Forcat zjarrfikëse të Roskovecit kanë shkuar në vendngjarje.