Rosela Gjylbegu ofendon rëndë opinionistin. Olti Curri i përgjigjet kështu!

Rosela Gjylbegu ofendon rëndë opinionistin. Olti Curri i përgjigjet kështu!

617
0

Ka kaluar jo pa debat, komente dhe reagime të personazheve nisja e fazës së parë të kualifikimit për në festivalin “Kënga Magjike”. Është treguar në puntatën e djeshme të “E diela shqiptare” edhe formula e re, ku një juri mund të skualifikojë këngëtarët e rinj që në fazën e parë. Një nga personazhet e jurisë është zgjedhur edhe opinionisti i njohur dhe tekstshkruesi, Olti Curri.

Por duket se diçka nuk i ka pëlqyer këngëtares Rosela Gjylbegu nga kjo zgjedhje dhe ajo është shprehur me ofendime të rënda për Currin nëpërmjet një komenti në Facebook. “Po të paktën Sardi ka mbaruar kompozicion motër, është artist, po ai balena aty që bën si kompetent në të gjitha fushat e s’ka lënë njeri pa sharë e ofenduar vetëm e vetëm për të marrë ca “like” e si del e keqja që ka brenda vetes. Ah, mjerë ne, mjerë ne! Në fakt, juria gjykon vetëm të rinjtë që marrin pjesë për herë të parë dhe jo artistët”, – ka shkruar Rosela.

rosela

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, ka ardhur edhe përgjigjja e opinionistit Olti Curri nëpërmjet një statusi në Facebook si më poshtë:

 olti-curri