Robert Ndrenika: Teatri i ri të ngrihet tek sheshi vëllezërit ‘Frashëri’

Robert Ndrenika: Teatri i ri të ngrihet tek sheshi vëllezërit ‘Frashëri’

462
0

Aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur të hënën pasdite për të diskutuar në lidhje me projektin e ri të propozuar nga kryeministri Edi Rama për Teatrin e ri Kombëtar. Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh kundër ndërtimit të teatrit me Partneritet Publik Privat. Propozimi i Ndrenikës ishte që nëse në vendin ku sot ndodhet teatri do të ndërtohen kulla, atëherë për teatërin të jepet sheshi tek vëllezërit “Frashëri”. Robert Ndrenika: Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve.  Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë. Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përvec 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty.