Robert Berisha akoma me kokën pas, publikon fotografin kur ishte … (FOTO)

Robert Berisha akoma me kokën pas, publikon fotografin kur ishte … (FOTO)

525
0

Nuk do ta kishim besuar nëse do e kishim lexuar diku, apo ta dëgjonim në thashethemnajën e zakonshme që qarkullon rreth VIP-ave, por ja që në fund të gushtit ishte vetë Robert Berisha që lajmëroi divorcin me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Përmes një postimi në Instagram, krahas një fotoje të të treve, Roberti ka treguar se nuk ishin më të dashuruar, por miq të mirë dhe prindërit e Renée-së së vogël, si dhe falenderoi publikisht ish-gruan e tij për 13 vitet e kaluara së bashku.

Një deklaratë që shkaktoi goxha furtunë në shtypin rozë. Por më shumë se ish-martesa, Roberti duket se ka nostalgji për fëmijërinë. Së fundmi ai ka udhëtuar drejt Amerikës, ku dhe ka publikuar shumë foto dhe video të tij në ‘Instastory’. Midis tyre artisti ka vendosur të ndajë me ndjekësit dhe nje foto të tij prej vitit 1988, ku duket se është veç një adoleshent. Prej këtij momenti kanë kaluar shumë vite, ndaj ndryshimi i Robertit është mjaft i madh.

Thuajse një dekadë më parë, Robert Berisha dhe vëllai i tij, Patrisi, ishin të përzgjedhurit në videon e këngës “Njëherë po, njëherë jo” të këngëtares Greta Koçi. Por fëmijë nuk e kishim parë kurrë më parë.