Robert Aliajt i mërziten fytyrat e ekranit, rrëfimi që paralajmëroi largimin nga...

Robert Aliajt i mërziten fytyrat e ekranit, rrëfimi që paralajmëroi largimin nga juria e “Dance with me”

388
0

I komentuar për këngën “Ah ku më hodhi Zoti” dhe vokacionet e tij për realitetin politik e social nga paneli i show-t “Dance with me”, Roberti për një sezon u pa në ekran me emisionin e tij bardhezi me titull “Vetëm një natë”.

 

Por ndërkohë që “Dance with me” pritet të fillojë së shpejti, flitet se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e tij kësaj here. Sipas “News31”, juria nuk do të jetë më e njëjta që kemi parë për vite me radhë. Sipas burimeve të portalit, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë, ndërsa vendin e tij nuk dihet ende se kush personazh i njohur do ta zërë. Për të mësuar më shumë informacione, na mbetet të presim fillimit e sezonit dhe të shohim si qëndron e vërteta e këtij vendimi.

 

 

Po cila mund të ketë qenë arsyeja e largimit të Robertit nga ky show me VIP-a? Duket se, bazuar në një intervistë të fundit për “Panorama Plus, pyetjes se pse zgjodhi të bëjë një program me personazhe të panjohur dhe kaq shumë i janë mërzitur fytyrat e bukura të ekranit, ai e argumentoi kështu: “Personazhet e panjohur në terrenin e tyre, të trajtuar me dinjitet, janë ajo çka i mungon realitetit shqiptar në të gjitha dimensionet. Kemi të njëjtat fytyra në politikë, edhe pse dështimet janë normë. Kemi të njëjtat shëmbëlltyra silikoni nëpër ekrane, kemi të njëjtat qëllime etj. Ndërkohë, njerëzit e panjohur janë më spontanë, më të sinqertë, më të mençur dhe më zemërbardhë me gjithë vështirësitë. Ata janë aktorët e vërtetë të dramës shqiptare. Nuk mund të them që më janë mërzitur fytyrat e bukura të ekraneve, sepse nuk i kam njohur asnjëherë fytyrat e tyre të vërteta”, citohet të jetë shprehur ai.

 

robert aliaj

 

Sa i përket spektaklit, çdo sezon stafi sjell çifte të reja VIP-ash, që nuk kanë lidhje me kërcimin, por që provojnë veten e tyre në një fushë tjetër të artit, dhe Roberti është zëri kryesor i komenteve të forta. Për këtë vit, deri tani janë zbuluar disa prej konkurrentëve, si për shembull: Kejvina Kthella çift me Eduart Ndocaj, Eliona Pitarka me Mateus Frrokun, Florian Agalliu me Era Rusin, ndërsa Ermal Peçi me Eva Muratin, ndërsa pas largimit të Çiljetës, Valer Kolnikaj do të jetë me Marsela Çibukajn.

 

PANORAMA PLUS