Robert Aliaj rikthehet në ekran me një emision të ri, zbulohen detajet

Robert Aliaj rikthehet në ekran me një emision të ri, zbulohen detajet

522
0

Shpesh ai bëhet pjesë e debateve të nxehta në publik për mendimet e tij dhe lukun krejt të veçantë që ka. Këtë herë Robert Aliaj është bërë lajm i mediave rozë për shkak se do të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë me një emision të vetin. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar spotin e emisionit. Emisioni do të titullohet ‘Vetëm një natë’ dhe do të transmetohet çdo të shtunë në Ora News, ndërkohë që do të ketë në fokus historinë e njerëzve të thjeshtë, me të cilët Roberti dhe publiku shqiptar do të ndajë dhimbjen dhe gëzimin.