ROBERT ALIAJ I BASHKOHET PROTESTËS, KËNDON ME STUDENTËT

ROBERT ALIAJ I BASHKOHET PROTESTËS, KËNDON ME STUDENTËT

341
0

Robert Aliaj i është bashkuar edhe ditën e sotme protestës së studentëve. Aliaj ka kënduar me megafon këngën e tij pjesëmarrëse te ‘Kënga Magjike”. Ndërsa studentët përsëritën njëzëri vargjet e këngës së tij.

 

Teksti i këngës:

 

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,

 

Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

 

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.

 

Ah ku me hodhi zoti

 

Se ç’e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,

 

Se ç’e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

 

Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë,

 

Me reforma, me hashash Me drejtësi deledash,

 

Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit…

 

Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur,

 

As i gjall as i varrosur, Pres një shenj’ e pres një dritë,

 

Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri,

 

Ku kupton, qe je njeri, Ah ku me hodhi zoti.

 

Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri

 

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,

 

Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

 

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere

 

Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes

 

Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,

 

Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

 

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,

 

Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,

 

Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

 

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota

 

Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

 

Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim,

 

Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

 

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,

 

pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.

 

Prane Lumbardhit larg prej dhunës

 

Ah ku me hodhi zoti.

 

Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,

 

brohoras me bes’ e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes…

 

Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

 

Mes Brukselit ziliqar

 

O sa mire me ken shqiptar