Rivali i Aldo Bares i dyshuar për atentatin e Ndojit, FNSH dhe...

Rivali i Aldo Bares i dyshuar për atentatin e Ndojit, FNSH dhe Operacionalja e Tiranës në kërkim të ‘Julit të Pashakos’

579
0

Forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të personit të dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Sipas informacioneve paraprake, Policia është vënë në ndjekje të shtetasit Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është arrestuar dhe liruar sërish disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Në atë kohë, “Juli i Pashakos” u dorëzua vetë në Komisariatin e Lushnjes, por u la i lirë për mungesë provash.

Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të tmerrshmin e Shijakut”, i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Shperndaje