Rita Ora zbulon sekretin e formave të saj

Rita Ora zbulon sekretin e formave të saj

645
0

20160811092443977

Rita Ora është ndër artistët më të komentuara të show bizit botërorë edhe par paraqitjen e saj dhe format e bukura që ajo gëzon.

Rita ishte në qendër të vëmendjes të mërkurën kur po dilte nga apartamenti i saj në Neë York. Krijuesja e
hitit “Shine Ya Light” shfaqi trupin e saj të bukur të veshur me kostume tërësisht të kuqe.

Në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, Rita ka treguar sekretet e trupit të saj të bukur.

“Shikoj çfarë ha, por porcionin e ndaj në gjysmë. Pra nëse dua të ha një hamburger, unë vetëm e ndaj në gjysmë. Ose nëse dua të ha patate të skuqura, atëherë nuk i ha së bashku me hamburger”, ka thënë Rita Ora.
Rita mban në formë trupin e saj përmes kombinimit të pilates, vrapimit, jogas, hiking dhe pompave, por ka thënë se është e lumtur me madhësinë e trupit.
“Nuk jam personi më i hollë në botë, por nuk dua të jem e tillë. Jam e përqendruar të jem në formë sesa të tentoj të jem më e hollë”, ka thënë veç të tjerash ylli nga Kosova.