Rita Ora do të performojë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës

Rita Ora do të performojë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës

733
0

Shumë artistë të njohur botërorë do të marrin pjesë në koncertin e “Himnit të Nënë Terezës” i cili do të mbahet më 3 shtator në Vatikan.

Kështu është bërë me dije gjatë një konference për media të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Në shpalosjen e programit të koncertit producentja e koncertit Diana Toska, ka treguar se në mesin e solistëve të njohur ndërkombëtarisht, do të përformojnë edhe  artistët shqiptarë si, Rita Ora Inva Mula, Ermanela Jaho, Rita Ora, Shkelzen Doli, Zajmir Pirgu, Ramë Lahaj e Gëzim Mushketa,

Gjithashtu në këtë do të marrë pjesë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana, i cili do të recitoj poezinë e “Nënë Terezës”.

Drejtori i Radio Vatikanit, David Gjugja, në këtë konferencë ka treguar se transmetimi i koncertit do të bëhet edhe në mediat shqiptare. Ai ndër të tjerash tha se Nënë Tereza është ikona të cilën Papa Francesku e ka dashur në fazën përfundimtare të vitit jubilar.

U tha se Vatikani e ka pritur në mënyrën më të mirë Kosovën. Ndërsa në pyetjen e gazetarëve drejtuar sekretarit të Ipeshkvisë së Kosovës, Fatmir Koliqit, se një përkrahje e Vatikanit në këtë mënyrë a do të bëjë që ta pranoj edhe Kosovën shtet, Koliqi tha se vetë fakti i pranisë së Kosovës dhe shqiptarëve në ambientet e Vatikanit tregon përkrahje të madhe për ta, ndërsa çështja e pranimit si shtet, ai tha se është çështje diplomatike dhe ju përket dy shteteve të përgjigjen.

 

Shperndaje