Prof.As .Dr Monika Hasani
Drejtuese e departamentit të gjuhës shqipe dhe letërsisë
Programi Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”, me profilet Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore, ofrohet nga departamenti i Gjuhë-Letërsisë, në bashkepunim me seksionin e Histori-Gjeografisë, departamenti i Edukimit, të Universitetit të Vlorës. Programi synon përgatitjen e profesionisteve në një spekter të gjerë dijesh të integruara, përkatësisht aftësish profesionale në komunikim, në administrimin e trashëgimisë kulturore, në gazetari e multimedia, për mbështetjen e mundësive të zhvillimit në rrafshin individual e shoqëror, lokal e më gjerë. Për t`u regjistruar në programin mësimor, kandidati duhet te ketë notë mesatare minimale 6,5.
Me një tarifë studimi sipas tarifave shtetërore
Kohëzgjatja e kursit të studimit në vite studimi është 3 vjet, katër dhe gjashtë ku duhen 180 kredite për çdo student.
Risi të reja :
Marrëveshje paraprake punësimi të realizuara nga departamenti i Gjuhë-Letërsisë me:
- Zyra Vendore Arsimore, Vlorë
- Bashkia Vlorë
- Prefektura Vlorë
- Bashkia Fier
- Prefektura Fier
- Biblioteka Fier
- Biblioteka Vlorë
- Muzeu Pavarësisë, Vlorë
- Zyra Rajonale e Arkivës, Vlorë
- Instituti Rajonal i Monumenteve të Kulturës
- Instituti Shqiptar për Gjuhën dhe Kulturën(OJF)
- Agjencia turistike “Elina”
- Agjencia turistike “Hello Albania”
- Agjencia turistike “Kozi travel”
- Televizioni “6 plus 1 Vlora”
- Radio “Valë e kaltër”, Vlorë
- Televizioni “One TV, Vlora”
- Shkolla e mesme profesionale, Tregtare, Vlorë
- Shkolla e mesme profesionale, “Pavarësia” Vlorë
Mundesi punesimi këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, miratuar me VKM.
- Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale;
- Manaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias;
- Specialist për platforma mediatike;
- Specialist për rrjete televizive;
- Specialist për marrëdhëniet me publikun;
- Punonjës për Muze dhe Biblioteka;
- Teknikë të Arkivit (arkivist);
- Administratorë të siteve arkeologjike;
- Guidë turistike;
- Gazetar në median audivizive e multimediale,
- Botues;
- Instruktor në institucione të arsimit
- Operatorë të turizmit kulturor
- Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias
- Konsulentë në fushën e turizmit dhe medias
- Konsulentë për hartimin e buletineve lokale të turizmit, në mbështetje të institucioneve rajonale publike e jopublike, OJF me status kulturën dhe turizmin.