Nëse doni të rinovoni patentën, të bëni kontroll teknik apo fizik të mjetit, do mund të shkoni pranë DPSHTRR ose SGS duke aplikuar më parë në portalin e-Albania.
Lajmin e bën me dije vetë Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve duke pohuar se aplikimet për të ardhur te sportelet e DPSHTRR nëpërmjet e-Albania kanë nisur.
Mesa duket, tanimë shoferët do deklarojnë lëvizjen e tyre në platformë, do aplikojnë për leje të posaçme aty dhe më pas do mund të nisen pranë sporteleve të drejtorive rajonale.
“Falenderojmë qytetarët e subjektet për mirëkuptimin në zbatimin e udhëzimeve të reja mbi shërbimet e DPSHTRR nga rihapja e sporteleve dhe për orientimin mes moduleve tona online!
Për informacionet më të fundit dhe për çdo asistencë: www.dpshtrr.gov.al”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.