Rinisin kufizimet në vend, vaksinim të detyrueshëm për disa kategori (Të gjitha masat që mori Komiteti Teknik)

Kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli njoftoi ditën e sotme masat e reja anti covid në Shqipëri per parandalimin e rritjes së numrit të rasteve të infektimit. Duke filluar që nga dita e nesërme do të ketë kufizime në orën policore 23:00 deri në 06:00 dhe do të ketë gjoba për çdo qytetar apo biznes që nuk zbaton rregullat e vendosura.

Po ashtu vaksinimi është i detyruar për 3 grupe: arsimtarët, studentët dhe stafi mjekësor të cilët deri ne datën 30 shtator duhet të dorëzojne dokument vaksinimi në institucionet e përcaktuara, përjashtohen vetëm qytetarët të cilët sipas një dokumenti të verifikuar mjekësor nuk u lejohet të kryejne vaksinen.

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve në deklaratë:

 

“Gjatë gjithë kësaj periudhe Komiteti ka ndjekur dinamikën e epidemisë dhe sic është vënë re gjatë kësaj jave ka pasur tendencë përkeqësimi sa i perket situates me Covid-19, eshte rritur ndjeshem numri i rasteve të reja ditore.

Jane rritur rastet 300 për 100 mijë banorë dhe duke analizuar shkaqet kemi marrë një vendim për disa masa parandaluese.

-Nga data 1 shtator ora policore do te jete 23:00 deri në orën 6:00 te mengjesit.

Të gjithë ata qe duan te hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë eshte e nevojshme qe në pikat kufitare, te kene pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit, si dhe për qytetarët shqiptarë të cilët kthehen dhe nuk disponojnë një nga këto dokumente do të ketë karantinë për 10 ditë dhe në fund të karantinimit duhet të njoftojnë autoritetet për bërjen e testit. Pasja e 3 dëshmive vlen dhe qytetarët të cilët janë tranzit, fëmijët deri në 6 vjeç nuk u nënnshtrohen këtyre rregullave.

 

Vaksinim të detyruar për grupet: arsimtarë, stafe mjekësore dhe studentët, deri në 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë institucioneve të përcaktuara.

 

Përjashtim bejne vetëm ata qytetare që kanë dokument mjekësor për të mos e bërë vaksinën”.

 

“Në pjesën e brendshme të aeroporteve do të lejojnë të hyjnë vetëm pasagjerët dhe jo familjarët e tyre. Vazhdon të mbetet në fuqi urdhëri për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe ambiente ku nuk ruhet distanca sociale. Për qytetaret qe shkelin rregullat gjoba eshte nga 50 mije deri në 100 mijë lekë të vjetra. Në institucionet mjekësore nuk do futen familjet e personave të shtruar.

 

Masa e penaliteti shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë per bizneset. Qytetarë ju lutemi edhe njëherë që të respektoni masat dhe të vaksinoheni!”

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *