E kthyer tashmë në traditë, Peza do të presë më 15 dhe 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat. 77-vjetori i Konferencës së Pezës do të kremtohet me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai që ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve.
“ Peza n’fest. Ejani të kujtojmë 77- vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 – 16 shtator 2019”, shkruan Veliaj në twitter.