Rikthehet Kategoria Superiore, sot luhen tre ndeshje

Rikthehet Kategoria Superiore, sot luhen tre ndeshje

414
0

Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga Shqiptare rikthehet sot të luajë raundin e 13-të.

Ditën e sotme luhen tre takime, ku gjithçka nis në orën 13:30, ku Flamurtari pret në shtëpi Luftëtarin e Gjirokastrës ndërsa Kukësi luan ndaj Bylisit.

Flamurtari dhe Luftëtari gjenden në fundin e tabelës, ku ekipi vlonjat në 12 ndeshje ka grumbulluar vetëm 4 pikë ndërsa Luftëtari gjendet një pozicion më sipër me 7 pikë.

Kukësi pret Bylisin e vendit të dytë, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Laçit në ndeshjen e fundit, aktualisht verilindorët gjenden në vendin e pestë me 18 pikë dhe një fitore mund ta ngjisë përkohësisht në vendin e dytë. Nga ana e tjetër një fitore e Bylisit, do të bënte të mundur marrjen e kryesimit që mbahet nga Partizani.

Ndërsa në orën 16:30 luhet ndeshja midis Skënderbeut dhe Tiranës, ku skuadrat ndahen me vetëm dy pikë nga njëra tjetra, Tirana në vendin e katërt me 19 pikë ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara.