Rikthehet Çiljeta me nje kenge baladë

Rikthehet Çiljeta me nje kenge baladë

385
0

Ka kaluar pothuajse një vit nga projekti i fundit i Çiljeta Xhilagës. Kësaj radhe këngëtarja u rikthye me baladë dashurie.

Ajo së bashku me artistin Estto zgjodhën një këngë të lehtë për këtë sezon.

“A je mirë” titullohet kënga e re e artistëve, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe kolegët.

Çiljeta ka publikuar në ‘Instagram’ disa prej reagimeve dhe pjesa më e madhe e përgëzojnë për këtë projekt.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë suksesi i rradhës për artistët.