Rike Roci dhe lidhja e saj me biznesmenin 25-vjeçar i jep fund...

Rike Roci dhe lidhja e saj me biznesmenin 25-vjeçar i jep fund të gjitha dyshimeve!

771
0

rike1_1472388382-8682468

Pas famës së menjëhershme që mori në “Euro 2016”, Rike Roci u bë pjesë e shtypit rozë për atë që mendohej se ishte një lidhje midis saj dhe një futbollisti të Kombëtares.

Mirëpo, pas muajve të tërë aludime, “Panorama Plus” shkruan sot se në fakt Rike është shumë larg botës së futbollit kur vjen puna tek dashuria.

Sipas burimeve të gazetës, Rike është në një marrdhënie me një djalë shqiptar 25-vjeç. Ata janë njohur sëbashku në Itali dhe ky i fundit është i përfshirë në botën e biznesit. Bukuroshja duket se po  e shijon shumë kohë me të dashurin dhe këtë gjë  e tregojnë dhe fotografitë që ajo ka postuar. Fillimisht ishin pamjet e publikuara nga Olti Curri, në të cilat Rikja shfaqej në krahët e të dashurit në Velipojë dhe më pas ishte dhe fotografia që Rike postoi në një jetski gjatë pushimeve në Budva, ato që konfirmuan marrëdhënien e saj.

Jeta e 26-vjeçares nga Durrësi pësoi një ndryshim  tërësor pasi u zgjodh si tifozja më e bukur e ndeshjes Francë-Shqipëri. Ajo është shndërruar në një fytyrë të njohur dhe mjaft të preferuar në Itali si dhe është shpeshherë e ftuar në panelet të ndryshme të emisioneve të rëndësishme italiane.