Rezistenca s’ndalet, flasin studentët që kaluan natën në mot të acartë

Rezistenca s’ndalet, flasin studentët që kaluan natën në mot të acartë

370
0

Protesta e studentëve vazhdon sot në ditën e 9-të saj. Protesta po mbahet “non stop”; dy grupe studentësh kanë kaluar gjithë natën jashtë përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit. Ndërsa sot në orën 10:00 pritet që të gjithë të protestojnë përpara parlamentit. Nata ka qenë tejet e vështirë për studentët, për shkak te temperaturave -3 gradë. “Ishte shumë e vështirë pasi temperaturat janë të ulëta. Në orën 10:00 do të ikim para parlamentit. Më pas nuk e di cfarë do të bëjmë. Kryeministri duhet të plotësojë të 8 pikat nuk ka çfarë të dialogojmë”, tha njëra prej studenteve që qendroi gjatë natës në protestën tek Ministria e Arsimit.