Restauranti i parë nën-ujor, ja një pamje nga brenda

Restauranti i parë nën-ujor, ja një pamje nga brenda

456
0

Mbi 7,000 mysafirë kanë rezervuar që të jenë që shërbehen në restorantin e parë nënujor evropian. I ndodhur në një bregdet të pjesës më jugore të Norvegjisë, objekti  nga jashtë, më shumë ngjanë sikur të jetë fundosur në Detin e Veriut. “Kalimi nga rruga për në hapësirën nën-ujore, është e mrekullueshme. Këtu pamja është e mahnitshme dhe krejtësisht origjinale” deklaroi një prej inxhinierëve. Tavani i lartë tetë metra si dhe paneli gjigant prej xhamit, iu mundëson 40 mysafirëve të shikojnë botën nënujore. Mirëpo, të interesuarit për shërbimet e këtij restoranti, duhet të rezervojnë prej 380 euro, për një drekë me disa lloje ushqimesh. Ditë më parë, një person që pohonte se vinte nga e ardhmja, deklaroi se do të kishte qytetërime nënujore pas disa vitesh.