Reshje shiu dhe bore, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe bore, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

363
0

 

Ditën e sotme priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër dhe mesatare ose lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe mengjesit të ditës së nesërme. Në terrenet malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 / 15 °C

në vendet malore: 4 / 9 °C

ERA

Pritet një forcim gradual i erës. Ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë sidomos në bregdet, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë. Intensiteti i saj pritet të vijë duke u dobësuar gjatë fundit të ditës së nesërme.