Reportazh/ SA KENI PËR TË ECUR DREJT FSHATIT KOTE! Nga: Gëzim Vuçaj

Reportazh/ SA KENI PËR TË ECUR DREJT FSHATIT KOTE! Nga: Gëzim Vuçaj

1118
0

Mëngjes i freskët, i mes shtatorit. Sapo kemi dalë nga shtëpia, marrim rrugen në drejtim të godinës së Bashkisë, ketu na priste Jonuzi, shoferi ynë, me të cilin do të udhëtonim drejt Selenicës së Vlorës. Teksa eci, qyteti në rilindje më duket i braktisur nga qytetarët e vet, në fund dhe në krye të rrugës mund të vihen re vetëm dy apo tre veta, me të cilët do të jemi bashkëudhëtar.

Shto këtu edhe ndonjë mbledhës kanaçesh, të tjerët ende në gjumë. U takuam dhe u përshëndetëm në dialektin tone. Nadja e mire, po si më keni njeh? A fjetët dhe të tjera. Teksa po bëhesha gati të shikoja në celular për kohen se si do e kishim, mbasi nuk kisha marrë me vete as xhaketë e as bluzë, vetem një këmish, si gjithnjë xhentil nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj i cili do të ishte edhe “komandanti” ynë në këtë udhëtim, na e hoqi merakun , kohen e kemi të mire sot, mos u shqetsoni! Kështu nga qyteti i Koplikut deri në qytetin e Shkodres thuajse të gjithë u bëmë bashkë, vetem njërin do ta merrnim në qytetin e Vorës. Por ja, kot nuk thonë rruga nuk ka vade. Diku sapo kemi kaluar Lezhën, njëri prej artistëve më brilant të folkut, këngëtari i majakrahut Turk Ropaj, seç i thotë diçka tek veshi nënkryetarit Sytki Ndrecaj dhe ky i fundit “urdhëron” Jonuzin, shoferin tonë të ndalohet.

Shokë, ju kërkoj ndjesë, unë nuk ndihem mirë, ndaj për të mos ju sjell dhe ju shqetësime, po zbres dhe rikthehem në M.Madhe. – është shprehur rapsodi.

Kështu me një artist më pak, por me besim absolut se gjithçka do të shkoj sipas parashikimeve, për të përfaqësuar Bashkinë M.Madhe, kemi përshkuar me kilometra të tëra fusha dhe qytete për të arritur në qytetin e Vlorës.

 

KALONI UREN PASTAJ . . . EEEEEEEEEEE?!

 

Në realitet asnjërit prej nesh nuk i shkonte mendja se nga qyteti i Vlorës, deri në fshatin Kote, ku ishte edhe veprimtaria jonë e përbashkët me vendasit, do të ishte një rrugë tejet e merzitshme. Duke mos e ditur mirë rrugën detyrimisht do të pyesnim banorë te fshatrave. Më e bukura përgjigjie ishte kjo . . .Do ecni, drejte, kur të shkoni tek ura, atherë do të keni . . . eeeeeeeeee. Aq e gjatë, ishte kjo E-ja, sa veçmas humorit , na futi edhe friken e një rruge të pambarimt. Lahutari Pretash Nilaj sa herë ne heshtnim e thyente këtë heshtje me interpertimin e tij në linjë muzikore . . . Eeeeeeeee. Më në fund arritëm. Aktiviteti, na priste neve. Menjeherë moderatorja e veprimtarisë ka ftuar nënkryetarin e Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj për të treguar qëllimin e këtij udhëtimi të gjatë. Është sjellë përvoja pozitive e M.Madhe në zhvillimin e turizmnit malor, ç’ka realisht vendasit nga Selenica kanë mbetur të befasuar. Pas kësaj përshëndetje dhe mesazhi të nënkryetarit, në skenë është ngjitur lahutari i bjeshkve , së bashku me Miss Bjeshken 2017, kënga e kënduar për Malësinë ka merituar duartrokitjet e vendasve.Ndërkohë që në skenë janë ngjitur artistët vendas, në sheshin e fshatit Kote, panairi me produkte tradicionale ka qënë pjesa “konkuruese” e banorëve të zones. Këtu kryetari i njësisë administrative Kote, Fatmir Godaj në një intervistë për “Fjala” ka theksuar se ne po u kthejmë sa mundemi kosurin drejtuesve të M.Madhe. Këta na kanë pritur mrekullisht. Po kështu edhe ish-deputeti socialist i njohur si njëri ndër bashkëpronarët e shtëpisë botuese “Toena” Fatmir Toci, ka vlersuar me nota positive gjithë këtë event të përbashkët Selenicë- Malesi e Madhe.

 

 

 

KËRKESA PËR BERISHEN NA . . .

Në bisedë me vendasit dhe veçanarisht me Fatmir Hodon, drejtuesin e njësisë administrative, kemi mësuar shumë fakte dhe pse jo edhe tradita e zakone të përafërta me njëri-tjetrin. Ndaj teksa kemi sjellë në kujtesë ngjarjet historike si luften e Vlorës 1920, apo edhe të tjera, disi i çuditshëm duket fakti se rrugët dhe në tërsi infrastruktura në keto fshatra linte shumë për të dëshruar, Fatmiri na tregoj me humor se edhe pse në keto zona, pra në qarkun e Vlorës fiton PS edhe kur fitonte PD ne nuk donim investime thot Fatmiri dhe na tregon se në një takim elektoral, ish-presidenti Sali Berisha, i emocionuar nga mikpritja e laberisë, ju drejtua banorëve, çfarë më kërkoni se do të ju a realizoj dhe përgjigjia e një banori ishte: Ne e dimë se je Malësor dhe e mbanë fjalën, ndaj të kërkojmë, na e liro nga burgu Fatos Nanon! Këtu thotë, Fatmiri ne i tham jo investimeve.

 

PIMË KAFET E VOGLA . . . NESËR DASMA

 

Kemi realizuar intervista dhe biseda me pjestarë të grupit perfaqësues të M.Madhe si Mis Bjeshka, Pretash Nilaj, Sytki Ndrecaj, por edhe me drejtorin e agjensisë kombëtare të turizmit Ardit Çollaku, Kryetarin e Shoqatës kombetare te Restoranteve të Shqipërisë Kujtim Dervishi, me . . . zotin Fatmir Toci, por edhe me kolegun Lorenc Shehu edhe . . . e pra të gjithë kanë thëne një të përbashkët këto evente kanë vlerën e një fejese, sot u pinë kafet e vogla, nesër . . . Deri tek dasma e një promovimi te madhështor . . .

 

KJO VLEN . . .

 

 

 

Një mbrëmje e bukur në Vlorën e flamurit, ku sërisht batutat janë “mezja” e gjithë takimit e dini përse ka shumë oficera nga Laberia, ja sepse . . . Kur vinin bursat tek këshilli i fshatit, shkonin prindërit dhe pyesnin “he mo, ka bursë per kobure? Jo i thoshte kryetari i këshillit ishin 5 por i moren . . . por ka bursa për mësues , doctor . . . – ik ore, jepja kuj të duash unë dua burs për djalin, burs me kobure, pra për oficer. Fotot si gjithnjë tashmë në modë, foto gjate intervistave, foto tek Ismali Qemali, fotooo . . . Kështu i thamë mirë të gjetshim sërish qytetit të bukur Vlorës sonë, udhtimi serish i këndshëm i humorit brilant të Besnikut, të Pretashit, të vajzave të Bashkisë, por edhe këshilltarit Fredit edhe . . . kolegu ynë Lorenc Shehu i cili kthimin nga Vlora për në Tiranë e bëri me ne . . . Jonuzi , shoferi ynë, i cili është shoferi i Veleçikut, i ka munguar apelit të bërë nga drejtuesit e ri të kësaj skuadre.

Ishte pra ky i gjithë takimi në kuadër të shkëmbimit të përvojes për zhvillimin e turizmit malor në mes Bashkisë M.Madhe dhe asaj të Selenicës në Vlorë, ndaj ajo E-ja e gjatë, do të jetë refreni i kësaj kënge të nisur për tu kënduar sëbashku nga Malësoret dhe Labët . . .