Replikat / Qytetari: U bëre si ato vajzat që reklamojnë edhe brekët....

Replikat / Qytetari: U bëre si ato vajzat që reklamojnë edhe brekët. Rama: Më fal qirie se s’di të ta…

459
0

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me ndjekësit e tij në FB, pas një postimi që ka bërë mëngjesin e kësaj të premteje. Rama ka publikuar disa foto nga zhbllokimi i rrugëve pas reshjeve të borës, çka ka shkaktuar reagime te ndjekësit e tij.

Replikat mes qytetareve dhe Rames:

 

Komentuesi: A i shkreti ti u bere si ato vajzat e keqe qe reklamojn dhe breket per te terhequr vemendjen ndonjeri…… Per se reklamon mos ka investuar yt at apo populli shqiptar?

 

Rama: Me fal qirie se sdi te ta lexoj emrin po nuk e kuptoj si e ke hallin zotrote, se e para ketu ne kete faqe nuk te fut njeri me zor, keshtu qe mund te dalesh e te mos dukesh me e bie rehat meqe qenke shqetesuar shume nga “reklamat”; e dyta qirie keto s’jane reklama po kartolina te punes se perditshme per te te derguar nje urim njerezor qe quhet “Miremengjes”, keshtu qe s’ke pse thua “Plaç” qirie; e treta qirie di zotrote ndonje shtet ne bote ku te mos jene parate e popullit ato qe investohen per te bere punet e vendit(?), por ama qirie qeverite ndryshojne pikerisht nga fakti se kush i kollandris me mire ato para!

 

Dhe e fundit qirie, nuk eshte mekat te gezohesh nese sheh pune te mira qe behen dhe pastaj inatosu e shaj sa te duash per cfare nuk te pelqen, si thua? Sepse ja per shembull kjo e kripezimit e pastrimit te rrugeve ne debore, eshte pune shume e vockel po nuk u be qe nuk u be 27 vjet me radhe qirie! Ti vazhdo shaj tani, po une prape te uroj nje dite te mbare qirie

 

Komentuesi: Uaaa uaaa, çbëri Rilindja! “Ore je në fyçkë ti a jo? Jetojmë jashtë dhe kemi parë se si i mbajnë rrugët që dhe flogu i borës shkrinë para se të takoj në asfalt. Ore, fol mirë. Kështu u a fut ketyre deleve ti? Të shikojnë në kllomaqe të syrit e thonë… Uaaa, çbëri qeveria!

 

Rama:  Andrea Goxho nuk e di ku i ke pare “peshqit qorr” te Kines ti, po sic po i thosha dikujt tjeter ketu, jashte andej nga jeton edhe zotrote keto gjera jane bere e behen yhy, qekur s’mbahet mend, por ja qe ketu po behen per here te pare pasi per 27 vjet u merua dynjaja rrugeve te zena per hicasgje! Tani si thua ti eshte gje e mire kjo apo eshte gje e keqe? Pastaj nuk te tha kush asgje te madhe, thjesht nje miremengjes te thane, keshtu qe ti s’ke pse hidhesh perpjete si peshk qorr i liqenit te Tiranes, po kaloje me nje buzeqeshje e aq 😉

 

Komentuesi: Ne fakt ke bere gjera te vecanta ne per bote behen ne per rrug te humbura kurse ju me rruge kryesoret ju duket sikur béni namin cja fut e ti pordhes

 

Rama: Ke shume te drejte Saimir ne bote behen prej motmoti, po ja qe me ne fund po behen edhe ketu pasi nuk bene per 27 vjet me radhe! Tani si thua ti, te merzitemi apo te gezohemi per nje gje kaq te vogel qe per 27 vjet ishte nje problem shume i madh?! Sepse e vogel eshte, por kerkon seriozitet e angazhim qe me ne fund e kemi, keshtu qe une them te gezohemi me nje buzeqeshje miremengjesi e te vazhdojme diten me pune te tjera, sepse sikur nuk shkon per ty pa per mua s’ka problem, qe ta nisesh diten me nje re pantallonash te nxjerre nga goja.