Reperi shet rezidencën 3 milion dollarë, i jep të gjitha për bamirësi

Reperi shet rezidencën 3 milion dollarë, i jep të gjitha për bamirësi

422
0

Ai është një nga reperat më të njohur amerikanë i njohur për shumë hite. Këtë herë reperi 50 Cent ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pasi ka shitur rezidencën e tij në Connecticut.

Kjo rezidencë ka një dhomë teatri, studio regjistrimi, pishinë, dhomë lojërash, një dhomë me ekran të gjelbër, 21 dhoma dhe 19 tualete si dhe një sallë mbledhjesh.

Sipas mediave të huaja reperi e ka shitur rezidencën  gjigante për 3 milion dollarë rreth 15 milionë më pak nga çmimi që Mike Tyson e shiti. Të gjithë paratë e marra nga kjo shitje janë çuar për bamirësi nga reperi.