Renato Mekolli: Të kërcesh me partneren time është si të hash një...

Renato Mekolli: Të kërcesh me partneren time është si të hash një soufflé çokollate

756
0

2d6bd261a20bba91729f4f3e29aa6b96-1

Shef Renaton, të gjithë e njohin si shefin zevzek, që nuk mund të rrijë i qetë nëse pjatat nuk i kanë të gjithë përbërësit e duhur, sepse nëse është kështu, nuk e ka për gjë të ta fluturojë turinjve…
Por në Dance With Me, puna është ndryshe. Renato nuk është më shef, ndaj detyra e tij është t’u bindet shefave dhe të ushtrohet sa më shumë që të ketë sukses.

Edhe pse me kërcimin nuk i ka marrëdhëniet fort të këqija, këto tre muaj do ta ndihmojnë shumë që të mësojë të kërcejë më mirë, të argëtohet dhe, mbi të gjitha, t’i tregojë publikut se nuk është aq i keq sa duket… bën vetë. Provat i ka filluar me shumë intensitet, madje është ndër konkurrentët e parë që ka postuar foto nga palestra që në ditët e para të provave. Po ushtrohet për shumë orë në ditë, por e di që një çelës suksesi për këtë eksperiencë të re do të jetë edhe partnerja, Laura Nexha, e cila, për Renaton është zgjedhja ideale… të kërcesh me të është si të hash një soufflé çokollate.

Si është të kërcesh me Laurën?

Të kërcesh me Laurën është si të hash një soufflé çokollate. E shijon kërcimin me të, sepse aktron bukur, këndon bukur, edhe kërcen bukur. Është partnerja ideale që mund të zgjidhej për mua. Në të dy jemi si kripa dhe piperi në një gatim… Aq bukur lidhemi bashkë. Kemi një kimi fantastike.

Por nëse në vend të Laurës, p.sh. do të të ishte ‘dhuruar’ Fjolla Morina?

Fjolla? Pse jo edhe Fjolla? Por në këtë rast, salca nuk do lidhej aq bukur dhe gjella do kishte ose piper me shumë, ose kripë më shumë….

Gjatë këtyre ditëve në prova të gjata, si ia bëni për të ngrënë?

Çfarë hamë? Ëmmm, fruta perime, ndonjë sandwich, ndonjë sallatë…. këto.

Ke gatuar ndonjë ditë për miqtë e rinj?

Për miqtë e rinj nuk kam gatuar akoma, sepse kemi shumë pak ditë që njihemi, por u kam dhënë fjalën që do mblidhemi tek restoranti im dhe do hamë çdo gjë të mirë, por edhe në shtëpinë time… Vetëm se u kam vënë një kusht: të lajnë enët dhe të pastrojnë qepët.

Çfarë pret nga Dance With Me?

Nga spektakli nuk është se pres diçka. Natyrisht, të mësoj të kërcej, sepse nuk është keq, por edhe të promovoj restorantin dhe librin me recetat e gatimit, i cili do të dalë në javën e parë të tetorit.

Cilin prej çifteve shikon si konkurrent (të paktën në këtë fazë provash)?

Unë u uroj suksese të gjithë konkurrentëve. Por si mua dhe Laurën nuk është asnjëri./Class