Konceptin ndërkombëtar të TedX në Shqipëri e kemi parë të sjellë në kuadër të fushës së biznesit apo marketingut. Marjan Geci, i riu Shqiptar me ambicie dhe plot synime për të ardhmen e tij e sjell këtë koncept shumë ndryshe, tashmë në një aspekt filozofik dhe më jetësor. Audienca e tij është e përzgjedhur, pasi atyre u drejtohet edhe monologu i Gecit: rinisë shqiptare! Kjo e fundit, këto vite ka hasur shumë problematika. Shumë u kanë bërë (e vazhdojnë t’i bëjnë) ballë sfidave. Shumë kanë zgjedhur rrugën e emigrimit. Megjithatë, monologu i Gecit është tepër gjithëpërfshirës. Analiza e tij e detajuar dhe shpalosja e qartë e idealeve kanë bërë që ky monolog jo vetëm të prekë zemrat e mendjet e të rinjve shqiptarë, por edhe të shërbejë si një katalizator për ndryshim. Videoja e Gecit ka arritur mbi 150.000 shikime në profilin e tij dhe kjo tregon mbështetjen e madhe që kanë targeti që ai o drejtohet, rinia.
Sukses-motivimi tashmë quhet Marjan Geci!