Reja nis revolucionin, zbulohen senatorët që rrezikojnë

Reja nis revolucionin, zbulohen senatorët që rrezikojnë

415
0

Nuk e tha për herë të parë dhe duket se e ka shumë seriozisht, Edy Reja do të rinovojë krejtësisht kombëtaren. “Disa nga lojtarët që përjetuan emocionet e De Biasit me kombëtaren kanë moshë dhe duhet të kërkojmë zëvendësuesit e tyre”, – tekniku italian ishte i qartë pas ndeshjes me Francën.

Reja ka shprehur dëshirën për të rinovuar me Shqipërinë, ndërsa topi është në duart e presidentit Armand Duka. Ky i fundit po mendon nëse duhet të vazhdojë me veteranin, apo duhet të ndajë rrugët. Premtimet e italianit dihen pasi e pranon se do të nisë revolucionin.

Numri një i stolit do që të gjejë zëvendësuesit e heronjëve të Euro2016. Janë disa emra që rrezikojnë nga mbrojtja në sulm. Mërgim Mavraj mund të mos grumbullohet më nga tekniku italian. Kapiteni duket se i ka “larë duart” me Shqipërinë.

Emri tjetër që është në listë është Ledian Memushaj. Mesfushori i Pescares po luan rregullisht me ekipin e tij, por me 32 vite në shpatulla mund të preket nga revolucioni i Rejës.

Taulant Xhaka me shumë mundësi nuk do të marrë më ftesë nga Reja. Sjellja e tij nuk ka qenë e mirë, ndërsa hapi shumë polemika me refuzimin e ftesës. Lenjani rrezikon duke qenë se nuk ka lënë shumë mbresa në fushën e lojës. Reja duket e do të nisë një revolucion total për eliminatoret e botërorit.