‘Regjimi i Ramës ka mbaruar’, Basha: Ja formula që zgjidh krizën

‘Regjimi i Ramës ka mbaruar’, Basha: Ja formula që zgjidh krizën

402
0

Për kryedemokratin Basha formula që i jep zgjidhje krizës politike në vend është hetimi i dy dosjeve të shumëpërfolura, 339 dhe 184. Ndërsa iu përgjigj interesit të medias, në përfundim të takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, Basha tha se opozita e bashkuar e konsideron regjimin e Edi Rama të mbaruar, duke e perifrazuar si një kufomë që pret të kallet.

 

“Do dialogojmë brenda opozitës, hapat e mëtejshëm. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet. Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar,  shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecet dhe opozita e ka për detyrë të konkretizojë këtë rrugë, me vizionin që edhe në Shqipëri të ndërtohen ato praktika ku respektohet dinjiteti, nuk shkelen të drejtat, ku qeveria e parlamenti janë në krah të njerëze, jo kundër njerëzve. Për këtë duhet një reformë e thellë kushtetuese, një reformë e re elektorale por mbi të gjitha duhet vullneti politik. Hetim i plotë i dosjes 339 dhe 184, dhe çuarja para përgjegjësisë e politikanëve që kanë vjedhur votat, janë po aq të rëndësishme se sa ndryshime në ligj që shkruhen e nuk zbatohen”- tha Basha.

 

 

 

“Donikaprelizimi i drejtësisë e ka shndërruar atë në bisht dhelpre për Edi Ramën. Ndaj është e rëndësishme zbardhja e plotë e dy dosjeve hetimore, këto dy dosje vërtetojnë se jemi autokraci, me një parlament të zgjedhur nga krimi dhe një kryeministër që është vegël e krimit të organizuar. Kështu nuk shkohet në BE, këtë e di unë, cdo qytetar, jam i bindur se këtë e di cdo europian.

 

Shqipëria s”mund të shkojë në Europë si Venezuela. Beteja jonë është një betejë për një Shqipëri Europiane, dhe aleat më të mirë nuk ka se PD e aleatët e saj dhe qytetarët e bashkuar me të cilët do të vijojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë “ theksoi Basha.