-Eshte me kohe i angazhuar dhe sponsorizuar nje batalion politik,mediatik e oligarkik kunder Lulzim Bashes e per rrjedhoje kunder PD-se.
Çorba e peshtjellimit,intriges e arrogances ndonese sherbehet ne mjedise te PD-se dhe nga ish zyrtare te saj eshte gatuar ne bodrumet e errëta te kuzhines se ish sigurimit te Shtetit.
Njerez te pafytyre,te pa gen human e politik te llastuar e duke superperfituar mbi kurrizin e gjakosur te demokrateve kane kohe qe helmojne opinionin me te paqëna mbi drejtuesit aktuale te PD-se.
Keta anonime qe u shnderruan nder vite ne pasunare e pashallare menduan se mund te ishin pronare te gjakut e mundimit te 5 dekada vuajtje te demokrateve shqiptare.
Ata qe erdhen nga bodrumet e “Çorapes”pa asnje merite besuan se do krijonin perjetesi e oligarko-parti tek forca politike e cila risolli frymen e pluralizmit e te lirise pas 5 dekadave.
Ata sot krekosen me platformen e Ramiz Alise dhe sponsorizimin e oligarkise nga hotelet e qeverise dhe ekranet per te vjelle vrer ndaj Kryetarit te PD-se.
Une ju them se problemi i tyre nuk eshte Basha.
Jo! Problemi i tyre jane karriget dhe jo idealet.
Problemi i tyre jane bonuset korruptive nder vite qe e sollen partine e lirise ne dite te veshtira.
Problemi eshte se keta jane dhelpra qe dera e Sigurimit te Shtetit ju a ka zene bishtin kaherë.
Une protestoj ribashkimin me keto arrogante qe duan te ndajne pushtet me qendrestaret demokrate.
Jo.Kurre.
Ata e kane mbyllur me ferra deren e dialogut.
Basha eshte kryetari i ligjshem i PD-se i cili sot udheheq me voten e demokrateve dhe jo si ju me kockat e oligarkeve.
Ju urreni e anatemoni deputetet e rinj aspak per principe.
Por se ata nuk kane pseudonime si ju.
Ju nuk keni tager intelektual si prof.Valentina Duka,Grida Duma,prof.Gurakuqi etj.
Ju keni vetem qylin e bingon qe ju ra rastesisht dhe e keqperdorët barbarisht.
Une jam demokrate ne gen.
Jam e paperfshira ne listen Basha por kjo nuk me ndaloi te luftoj per idealet e mia dhe PD-ne qe me dha identitetin politik,por kurre nuk pranoj te ndaj ideale dhe as bashkim me ata qe nga vilat luksoze e me sponsorisime misterioze punuan qe demokratet te humbin zgjedhjet.
Kurre.Ju jeni te lire te regjistroni forcen tuaj politike.
Vertet PD eshte shtepi e Lirise por nuk do lejojme per asnje çmim te kthehet ne bodrum te tradhetise.