(Realitet analitik) Kur fajtoret kerkojne fajtorin! Nga Albina Deda

(Realitet analitik) Kur fajtoret kerkojne fajtorin! Nga Albina Deda

488
0

-Eshte me kohe i angazhuar dhe sponsorizuar nje batalion politik,mediatik e oligarkik kunder Lulzim Bashes e per rrjedhoje kunder PD-se.

Çorba e peshtjellimit,intriges e arrogances ndonese sherbehet ne mjedise te PD-se dhe nga ish zyrtare te saj eshte gatuar ne bodrumet e errëta te kuzhines se ish sigurimit te Shtetit.

Njerez te pafytyre,te pa gen human e politik te llastuar e duke superperfituar mbi kurrizin e gjakosur te demokrateve kane kohe qe helmojne opinionin me te paqëna mbi drejtuesit aktuale te PD-se.

Keta anonime qe u shnderruan nder vite ne pasunare e pashallare menduan se mund te ishin pronare te gjakut e mundimit te 5 dekada vuajtje te demokrateve shqiptare.

 

Ata qe erdhen nga bodrumet e “Çorapes”pa asnje merite besuan se do krijonin perjetesi e oligarko-parti tek forca politike e cila risolli frymen e pluralizmit e te lirise pas 5 dekadave.

Ata sot krekosen me platformen e Ramiz Alise dhe sponsorizimin e oligarkise nga hotelet e qeverise dhe ekranet  per te vjelle vrer ndaj Kryetarit te PD-se.

Une ju them se problemi i tyre nuk eshte Basha.

Jo!  Problemi i tyre jane karriget dhe jo idealet.

Problemi i tyre jane bonuset korruptive nder vite qe e sollen partine e lirise ne dite te veshtira.

Problemi eshte se keta jane dhelpra qe dera e Sigurimit te Shtetit ju a ka zene bishtin kaherë.

Une protestoj ribashkimin me keto  arrogante qe duan te ndajne pushtet me qendrestaret demokrate.

Jo.Kurre.

Ata e kane mbyllur me ferra deren e dialogut.

Basha eshte kryetari i ligjshem i PD-se i cili sot udheheq me voten e demokrateve dhe jo si ju me kockat e oligarkeve.

Ju urreni e anatemoni deputetet e rinj aspak per principe.

Por se ata nuk kane pseudonime si ju.

Ju nuk keni tager intelektual si prof.Valentina Duka,Grida Duma,prof.Gurakuqi etj.

Ju keni vetem qylin e bingon qe ju ra rastesisht dhe e keqperdorët barbarisht.

Une jam demokrate ne gen.

Jam e paperfshira ne listen Basha por kjo nuk me ndaloi te luftoj per idealet e mia dhe PD-ne qe me dha identitetin politik,por kurre nuk pranoj te ndaj ideale dhe as bashkim me ata qe nga vilat luksoze e me sponsorisime misterioze punuan qe demokratet te humbin zgjedhjet.

Kurre.Ju  jeni te lire te regjistroni forcen tuaj politike.

Vertet PD eshte shtepi e Lirise por nuk do lejojme per asnje çmim te kthehet ne bodrum te tradhetise.