Rasti “Pjetri e Kajmaku”, Basha paralajmëron emra të tjerë: Po shqyrtojmë…

Rasti “Pjetri e Kajmaku”, Basha paralajmëron emra të tjerë: Po shqyrtojmë…

331
0

Partia Demokratike po shqyrton dhjetra raste të tjerë që janë në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, persona të afërt me Partinë Socialiste, jo vetëm kryebashkiakë të kandiduar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu bëri me dije sot në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu i PD Lulzim Basha kur u pyet nëse do të ketë në ditët e ardhshme të tjera emra përvec Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut.

 

“PD po shqyrton të gjitha rastet për dhjetra individë me rekorde të garuar nga Rama, të kandiduar, janë pjesë e një procesi antikushtetues.

 

Por për të qendruar te Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga prokuroria, dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si shtojcë e Ramës sa herë i duhet Ramës bën lëvizje propagandistike, pse hesht Arta Marku?

 

Keto heshtje tregojnë se Kajmaku u kandida me dijeni dhe bekimin e Ramës kur ky i fundit dinte këto të vërteta që sot i di cdo shqiptar”, tha Basha për mediat.