“Range Rover-i” përplaset me 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë

“Range Rover-i” përplaset me 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë

474
0

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës. Mesohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip Range Rover dhe 2 autobusë, të linjës Korçë-Kapshticë. Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që i ka prerë rrugën autobusëve. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.