Rama zbardh bisedën me Bashën: Si i jam lutur për…

Rama zbardh bisedën me Bashën: Si i jam lutur për…

377
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend tha se opozita iku nga Kuvendi dhe u ngujua në “bunkerin prej plasmasi” për të mos miratuar reformën në drejtësi.

“E mbajnë mend se sa shumë i jam lutur Bashës dhe si u bë në minutën më të fundit marrëveshje, mori gjithçka me kusht që të dilnin nga bunkeri i plastmasit të votonin vetingun dhe të mos kontestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin në gjuhë të huaj vendin.

Nuk e di a i mbajnë mend që i shtymë zgjedhjet brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentin bazuar në kodin zgjedhor, u kërkuar të shtyheshin përtej afatit dhe miqtë ndërkombëtarë që u përpoqën të ndërmjetësonin ishin shumë dakord me këtë, por unë jo, se isha i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla humbet populli, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet nga një gjoja përjashtim për rast të jashtëzakonshëm, në rregull që bëhet i zakonshëm. Ja urdhëroni tani”, – tha Rama.