Rama tregon çfarë po ndodh me Rrugën e Arbrit

Rama tregon çfarë po ndodh me Rrugën e Arbrit

398
0

Mëngjesin e kësaj të premteje kryeministri Edi Rama ka dashur ta urojë me pamjet e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ku sipas shefit të qeverisë punohet me ritëm të lartë dhe sipas planit. “Mirëmëngjesi dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë, sipas planit. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërkohë që sot është parashikuar një mbledhje me kabinetin e tij në qytetin e Vlorës.